Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ka udhëtuar për në Bazel të Zvicrës. Presidenti Saraçini të enjten merr pjesë në punimet e Kongresit të rregullt të Federatës Evropiane të Hendbollit.
Në rend të ditës janë pika të ndryshme me rëndësi për hendbollin evropian.
Presidenti Saraçini po shoqërohet nga sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci, që të mërkurën mori pjesë në punimet e Gjykatës së Apelit të EHF-së, pjesë e të cilit është.
Qëndrimin në Bazel, Saraçini e Gjinovci po e shfrytëzojnë për takime me drejtues të EHF-së dhe të federatave nacionale.