Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Të hënën grumbullohet Kombëtarja A

Të hënën bëhet grumbullimi i hendbollisteve të Kombëtares së Kosovës. Grumbullimi bëhet prej orës 12:00 deri në ora 13:00 në Hotel International Prishtina. Stërvitja e parë e vajzave tona është të hënën prej orës 19:30 deri në ora 21:00 në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.
Të mërkurën në mëngjes është udhëtimi për në Horsens të Danimarkës, ku të enjten prej orës 21:00 është ndeshja me Danimarkën. Ndeshja i takon xhiros së parë të kualifikimeve për Euro 2024. Menjëherë të shtunën është ndeshja Kosova – Danimarka, në Prishtinë.
Danimarka është superfuqi e hendbollit, ndërsa ndeshjet ndaj saj do të shërbejnë për rritjen e mëtejme të Kombëtares sonë.
Tashmë të grumbulluara në Prishtinë janë Kombëtaret U19 dhe U17 që javën tjetër paraqiten në IHF Trophy. Të dy kombëtaret e reja të dielën i kanë zhvilluar stërvitjet e radhës.

Lajme tjera