Kastrioti ka fituar në Deçan në ndeshjen më të fortë të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të shtunën mbrëma, ferizajasit fituan me rezultat 29:27.
Festim Mustafa ishte më efikasi te Kastrioti me 11 gola. Dhjetë herë për vendasit realizoi Fatlind Mazrekaj.
Të shtunën u luajtën edhe dy ndeshje tjera të xhiros së pestë.
Prishtina fitoi në Gjakovë ndaj Vëllaznimit me rezultat 40:34.
Albi Gjuka i shënoi plot 17 gola për Prishtinën. Ardi Halili i realizoi 12 gola për ekipin gjakovar.
Ndërkohë Rahoveci fitoi shumë bindshëm në udhëtim ndaj Vushtrrisë, 48:19.