Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitorja e katërt për Istogun

Të enjten u luajtën dy ndeshje të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Kampioni në fuqi, Istogu, ka vazhduar dominimin duke shënuar fitoren e katërt rresht. Istogaset e mposhtën Vushtrrinë me rezultat 35:29.
Istogu udhëheq në tabelë me tetë pikë. Vushtrria është e pesta me katër pikë.
Kapitenja Albina Rugova udhëhoqi Istogun me dhjetë gola. Tetë herë për Vushtrrinë realizoi Gentiana Basholli.
Skuadra gjakovare, Shqiponja, shënoi fitore bindëse ndaj Ulpianës, 51:28. Ulpiana ishte vendase, ndërsa ndeshja u zhvillua më Shtime. Sara Chavez i shënoi 15 gola për Shqiponjën. Nëntë i kishte Tamires Silva. Alketa Baftijari i shënoi tetë gola për skuadrën vendase.
Shqiponja është e katërta me katër pikë. Ulpiana është e fundit, në kërkim të pikëve të para.