Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Atmosferë e shkëlqyer në Kombëtaren e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka zhvilluar të hënën dy stërvitje në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi kanë punuar të gjithë hendbollistët që do të paraqiten ndaj Sllovakisë. Të hënën është mësuar që Kombëtares në ndeshjen e së enjtes do t’i mungojë kapiteni Valon Dedaj, që nuk është liruar nga vendi i punës. Por Dedaj dhe Bujar Ramosaj pritet të jenë të dielën në Prishtinë.
Të martën është udhëtimi për në Sllovaki, ndërsa të enjten është ndeshja Sllovaki – Kosovë (18:00).
Ndërkohë të dielën është ndeshja e dytë e fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2025. Synim i Kosovës është kalimi tutje.
Atmosfera në Kombëtare, përkundër mungesave të rëndësishme, ishte e shkëlqyer. Lojtarët kanë shfaqur përkushtim në punë dhe të motivuar i kanë kryer të gjitha detyrat e selektorit Qerimi.
Tani stërvitjet vazhdojnë në Sllovaki, ku të martën është stërvitja e radhës.