Shqiponja ka shënuar fitore të rëndësishme në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Të dielën, skuadra gjakovare fitoi në udhëtim ndaj Prishtinës me rezultat 37:32.
Me fitore, Shqiponja doli në vendin e katërt me tetë pikë. Ishte fitorja e katërt për këtë skuadër. Prishtina renditet e gjashta me katër pikë. Ka dy fitore e katër humbje.
Thamires Victoria Nascimento udhëhoqi Shqiponjën me dhjetë gola të shënuar. Prishtinës nuk i kryen punë nëntë golat e Enea Ajvazit.
Ndërkohë Samadrexha nuk ka lejuar befasi ndaj Kastriotit. Ka fituar me rezultat 34:27. Rabia Oz i shënoi 11 gola për samadrexhaset. Tetë gola për skuadrën ferizajase i kishte Verona Muhaxheri.
Samadrexha ka katër fitore e dy humbje. Me tetë pikë mban pozitën e pestë. Kastrioti mbetet me dy pikë në vendin e shtatë.