Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore e madhe e Prishtinës në Vushtrri

Prishtina ka fituar dy pikë të rëndësishme në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën në Vushtrri, Prishtina e mposhti skuadrën vushtrriase me rezultat 40:37.
Bintou Oulare dhe Sia Celine Tolno i shënuan nga 13 gola për Prishtinën. Tetë gola për Vushtrrinë i kishte Burneta Rama, ndërsa shtatë i shënoi Gentiana Basholli.
Në pjesën e dytë Prishtina vazhdimisht kishte epërsi prej disa golash dhe në fund shtoi edhe dy pikë të reja në konto.
Prishtina tani është e gjashta me gjashtë pikë. Vushtrria është e katërta me tetë pikë.
Po të shtunën, Samadrexha fitoi në Gjakovë ndaj Shqiponjës. Skuadra samadrexhase fitoi 30:25.
Ameni Jemmali i shënoi nëntë gola për Samadrexhën. 12 gola për Shqiponjën i kishte Sara Louise.
Samadrexha është e treta me 10 pikë. Shqiponja renditet e pesta me tetë pikë.