Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu mposhtet në ndeshjen e parë në Sllovaki

Kampioni i Kosovës në hendboll, Istogu, është mposhtur në ndeshjen e parë në Sllovaki. Në kuadër të rrethit të tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste, Istogu të shtunën mbrëma pësoi 43:18 nga skuadra e madhe sllovake, IUEVENTA Michalovce.
IUVENTA vjet ishte në gjysmëfinale të Kupës Evropiane dhe llogaritej favorite për ndeshjen me Istogun. Cilësinë edhe e dëshmoi gjatë ndeshjes së parë. Ndeshja e dytë është të dielën prej orës 11:30 po ashtu në Michalovce të Sllovakisë. Istogu është pajtuar që dy ndeshjet t’i luaj në Sllovaki pasi palestra në qytetin e Istogut është jashtë funksionit.
Dajana Milaniq ishte më e mira tek Istogu me shtatë gola nga tetë tentime. Tri gola nga nëntë tentime i kishte Natalija Milatoviq. Nga katër pritje i kishin Blerta Ahmetxhekaj e Aleksandra Bazoviq.
Istogu në rrethin e dytë e kishte eliminuar skuadrën portugeze 1MAIO.