Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

U mbajtën testimet për “Young Referee”

Të shtunën në Prishtinë janë mbajtur testimet për “Young Referee”.
Përzgjedhja e këtyre çifteve bëhet në bazë të performancës në testimin e realizuar të shtunën.
Testimi është bërë nën kujdesin e Fahredin Hashanit, delegatit të EHF-së, ndërsa prezent ishte edhe komesari i garave, Isak Osmani.
Testimit i janë nënshtruar pesë çifte gjyqtarësh, që kanë shfaqur nivel të mirë të përgatitjes fizike dhe teorike.
Testimi fizik është bërë përmes “shuttle run”.
FHK-ja vazhdimisht i kushton rëndësi maksimale shkollimit të kuadrove të reja. Synim është rritja e prezantimit në arenën ndërkombëtare edhe përmes gjyqtarëve dhe delegatëve të ndeshjeve.