Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Hashani në ndeshjen e 1/8 së finales në Kupën Evropiane

Anëtari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Fahredin Hashani, kishte angazhim në ndeshje evropiane në fundjavë. Ai ishte delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës Evropiane për hendbolliste.
Në Ankara janë përballur dy skuadrat turke, Ankara Yenimahalle BSK dhe Armada Praxis Yalikavaspor. Fitore shënoi skuadra mysafire nga Bodrumi me rezultat 27:23.
Është ky vetëm delegimi i radhës për Fahredin Hashanin. Ai delegohet shpesh për ndeshje të kupave evropiane.

Lajme tjera