Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Derbi i madh në Ferizaj

Në qytetin e hendbollit, Ferizaj, sonte luhet superderbi i xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll.
Nga ora 19:00 në palestrën “Bill Clinton” takohen Kastrioti e Rahoveci. Atmosfera pritet të jetë madhështore, ndërsa ndeshja shpresohet të ofroj hendboll të bukur e cilësor.
Vendasit janë të vendosur që me paraqitje bindëse të ndalin serinë e fitoreve të Rahovecit. Me plane tjera udhëtojnë “vreshtarët”.
Klubi nikoqir ka bërë të gjitha përgatitjet për një ndeshje të vërtetë hendbolli.
Rahoveci ka fituar të gjitha 16 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 32 pikë. Kastrioti është i katërti me 20 pikë, por me synime maksimale pas përforcimeve të shumta e cilësore që i bëri në janar.