Hendbollistet e Kombëtares U16 të Kosovës të hënën mbrëma e kanë luajtur edhe ndeshjen e dytë në kuadër të Kampionatit Mesdhetar që po mbahet në Podgoricë.
Hendbollistet tona kanë luajtur ndaj nikoqirit, Malit të Zi. Ka pasur përmirësim në krahasim me ndeshjen e parë, por megjithatë Mali i Zi shfaqi më shumë dhe fitoi me rezultat 26:13.
Kosova U16 vazhdon me ndeshje të martën.