Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa pa telashe në gjysmëfinale të Kupës

Besa Famgas i është bashkuar Trepçës e Rahovecit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll.
Të mërkurën, Besa e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat bindës, 38:16 në çerekfinale të Kupës. Skuadra pejane ishte favorite dhe këtë e dëshmojë me paraqitje e fitore bindëse. Jon Vokshi i shënoi 9 gol për Besa Famgasin, ndërsa 8 i kishte Ilir Istrefaj. Ardi Halili i shënoi 9 gola për skuadrën gjakovare.
Të enjten është çerekfinalja e fundit mes Prishtinës e Kastriotit.