Të premten në palestrën “Minatori” në Mitrovicë janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Pionierëve (U16).
Të dy ndeshjet ishin interesante dhe ofruan hendboll të mirë.
Fillimisht njomakët e Istogut fituan ndaj atyre të Drenicës me rezultat 35:26. Edonik Madanaj i shënoi 10 gola për Istogun U16, nëntë i shënoi Florent Mavraj e tetë Kamer Sejdijaj.
Te Drenica, 11 gola i kishte Bledion Zariqi e nëntë Labinot Mehmeti.
Në gjysmëfinalen e dytë, Trepça fitoi 34:30 ndaj Prishtinës.
Eris Beqiri i shënoi 17 gola për mitrovicasit, kurse gjashtë i kishte Butrint Miftari.
Erion Bajramaj i shënoi 20 gola për Prishtinën, kurse 10 i kishte Bartol Vlahovic.
Të shtunën prej orës 16:00 është ndeshja për vend të tretë, ndërsa nga ora 17:30 është finalja Istogu – Trepça.