Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kastrioti starton në raundin e parë, Rahoveci e Besa në të dytin

Kastrioti i Ferizajt fillon garimin në raundin e parë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Shorti për raundin e parë tërhiqet më 16 korrik, ndërsa ndeshjet luhen më 14/15 dhe 21/22 shtator.
Në short, fituesi i Kupës së Kosovës, Kastrioti, do të jetë bartës. Gjithsej 20 skuadra nisin garimin në raundin e parë të EHF European Cup.
Ndërkohë prej raundit të dytë garimin në Kupën Evropiane e nisin kampioni Rahoveci dhe nënkampionia Besa Famgas.
Edhe për raundin e dytë shorti është më 16 korrik, kurse ndeshjet zhvillohet më 19/20 dhe 26/27 tetor. Në short, Rahoveci është bartës, ndërsa Besa Famgas jo.
Plot 63 skuadra janë paraqitur për të garuar në Kupën Evropiane.

Lajme tjera