Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova U20 humb ndeshjen interesante me Luksemburgun

Ndonëse kanë dhënë më të mirën, lojtarët e Kosovës U20 nuk ia dolën ta mposhtin Luksemburgun në çerekfinale të Kampionatit Evropian në Prishtinë.
Të mërkurën, Kombëtarja jonë humbi me rezultat 27:22. Kështu Luksemburgu kalon në gjysmëfinale, ndërsa Kosova luan për plasman më të mirë.
Fillimi ishte i barabartë e më pas Luksemburgu bëri shkëputje. Pas pjesës së parë rezultati ishte 14:10 për Luksemburgun.
Në pjesën e dytë djemtë tanë u përkushtuan maksimalisht dhe barazuan 18:18. Por pasoi një shkëputje e Luksemburgut, që mbajti epërsinë deri në fund.
Olsi Mulaj i kishte 7 gola, Amar Muqolli 5, Edonis Hajra 4 e Granit Kadiri 3. Olt Kabashi i kishte 9 pritje.

Lajme tjera