Gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Genc Bujupi e Getoar Bujupi, e kanë drejtuar ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian U20 që po mbahet në Prishtinë.
Të dielën pasdite, çifti Bujupi drejtoi takimin Estonia – Lituania. Estonia fitoi me rezultat 28:24.
Genc e Getoar Bujupi janë vlerësuar për punën e bërë.
Kjo dyshe gjyqtarësh është në proces të marrjes së thirrjes së gjyqtarëve të EHF-së.
Genc e Getoar Bujupi do të drejtojnë edhe ndeshje të tjera në Evropianin në Prishtinë.
Pjesë e Evropianit është edhe delegati i EHF-së dhe FHK-së, Eshref Beqiri.