Kampionati Evropian U20, i organizuar në Prishtinë, përfundoi si festë e madhe e hendbollit ndërkombëtar e organizuar në vendin tonë.
Kosova ishte në qendër të vëmendjes së hendbollit evropian, kurse Federata e Hendbollit e Kosovës u cilësua dhe u vlerësua nikoqire dhe organizatore shembullore e garave evropiane.
Këtë e thotë edhe presidenti i EHF-së, Michael Wiederer, në letrën e dërguar në adresën e FHK-së.
Zyrtarët e EHF-së gjithashtu dhanë cilësime pozitive për angazhimin profesional të të gjithë përfaqësuesve të FHK-së, të angazhuar në këtë organizim.
Personalisht, si president i Federatës së Hendbollit të Kosovës, jam i lumtur dhe me mburrje përgëzoj vullnetarët e shumtë që ishin pjesë e këtij manifestimi.
Falënderoj sponsorët, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunën e Prishtinës, MPJ-në, MPB-në, MASHT-in, si dhe shumë të tjerë që dhanë kontribut të çmueshëm.
FHK-ja, Prishtina dhe Kosova edhe një herë dëshmuan se janë hisedarë të hendbollit ndërkombëtar.
Rreth 300 mysafirë pjesëmarrës, të përkthyer në 12 ekipe kombëtare evropiane, qëndruan në Prishtinë dhe garuan në mënyrën më të bukur për plasman sa më të mirë dhe për ta fituar titullin e kampionit.
Muajin e ardhshëm na pret sfida tjetër, organizimi i Kampionatit Evropian U18.
Jemi gati edhe për këtë ngjarje të hendbollit.
Eugen Saraçini, president i Federatës së Hendbollit të Kosovës