Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova e fiton Evropianin U18 të Divizionit B

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është kampione e Evropianit U18 (B), që të dielën përfundoi në Prishtinë.
Në finale djemtë tanë fituan ndaj Gjeorgjisë me rezulat bindës, 30:22.
Është ky suksesi i radhës i madh për Federatën e Hendbollit të Kosovës.
Në Evropianin B në Prishtinë ishin shtatë ekipe kombëtare.
Për herë të parë një kombëtare e jona ka fituar ngjarje të këtij niveli.
Në finale lojtarët e Kosovës shfaqën dukshëm më tepër se gjeorgjianët e rinj. Loja e Kosovës ishte e rrjedhshme në sulm dhe e sigurt në mbrojtje.
Olsi Mulaj ishte më efikasi te Kosova me 11 gola. 7 i kishte Granit Kadiri, që i shpall më i miri i ndeshjes. Bleron Imeraj kontribuoi me 6 gola.
Në gjysmëfinale, Kosova U18 fitoi ndaj Luksemburgut. Në fazën grupore Kombëtarja jonë mposhti Azerbajxhanin e Bullgarinë, ndërsa pësoi me Belgjikën.
Suksesi në këtë Evropian është dëshmi që e ardhmja e hendbollit të Kosovës është e ndritur.