Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Mulaj mbrojtësi dhe golashënuesi më i mirë, Kabashi portieri më i mirë

Kosova prezantohet me dy lojtarë në përbërjen më të mirë të Evropianit U18 (B) që të dielën përfundoi në Prishtinë.
Pjesë e shtatëshes më të mirë është portieri Olt Kabashi.
Ndërkohë Olsi Mulaj është shpallur lojtari më i mirë i mbrojtjes dhe golashënuesi më i mirë me 44 gola.
Në shtatëshen më të mirë vend kanë zënë edhe Aleksandre Shioshvili (Gjeorgji), Davit Grishikashvili (Gjeorgji), Andre Seth (Belgjikë), Davit Khelisupali (Gjeorgji), Bob Mousel (Luksemburg), Louis Fransen (Belgjikë).
Ndërkohë lojtari më i vlefshëm (MVP) i kampionatit është shpallur Andre Seth i Belgjikës.
Çmimet për lojtarët më të mirë i kanë ndarë anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të EHF-së, Leonor Mallozzi dhe Muhamet Arifi, zëvendës-sekretar i përgjithshëm i FHK-së dhe drejtor i ekipeve kombëtare të Kosovës.