Kastrioti i Ferizajt të shtunën luajti ndeshje evropiane. Fitoi ndaj skuadrës boshnjake, Sloboda Tuzla, në kuadër të raundit të parë të Kupës Evropiane.
Por në fundjavë prezantimin ndërkombëtar e filluan edhe anëtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës. Fahredin Hashani ishte delegat i EHF-së në ndeshjen mes Koycegiz BLD dhe RK Leotar. Ndeshja e zhvilluar në Koycegiz të Turqisë i takoi raundit të parë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Fitore me rezultat 37:33 shënoi skuadra turke. Hashani, si zakonisht, e kreu punën me përgjegjësi maksimale.
Në javët e ardhshme pritet që në ndeshje evropiane të delegohen edhe gjyqtarët kosovarë të hendbollit.