Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Beqiri, delegat në ndeshjen evropiane në Slloveni

Pos me dy skuadra dhe me dy çifte gjyqtarësh, Federata e Hendbollit e Kosovës në fundjavë u prezantua në gara evropiane edhe me një delegat të ndeshjeve.
Eshref Beqiri ishte delegat i EHF-së në ndeshjen e raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste mes skuadrës sllovene Litija dhe skuadrës Hazena Kynzvart nga Çekia.
Ndeshja u zhvillua të shtunën në Litija të Sllovenisë, ndërsa fitore 30:23 shënoi skuadra çeke.
Hazena Kynzvart e kishte fituar bindshëm edhe ndeshjen e parë dhe avancoi në raundin e tretë.
Beqiri tashmë delegohet thuajse rregullisht në ndeshje të kupave evropiane.