Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ndërroi jetë Skender Alija, kontributi i tij do të kujtohet gjatë

Ka ndërruar jetë Skender Alija, kryetar shumëvjeçar i klubit të hendbollit Shqiponja nga Gjakova.
Alija ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare, ndërsa kontributi i tij i madh për Shqiponjën dhe për hendbollin në përgjithësi do të kujtohet gjatë.
Shqiponja, falë kontributit të të ndjerit Alija, për kohë të gjatë është skuadër stabile dhe shumë e suksesshme në Superligë. Shquhet edhe për nxjerrjen e lojtareve të shumta dhe për punën me gjeneratat e reja.
Presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, në emër të familjes kosovare të hendbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Alija, klubit Shqiponja dhe gjithë komunitetit gjakovar të hendbollit.
I ndjeri Alija ishte në krye të klubit Shqiponja nga viti 2009. Kontributi i tij ishte shumë më tepër se kryetar i klubit.