Nënkampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, e luan të dielën ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Kupës Evropiane.
Nga ora 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa përballet me skuadrën çeke, Mesto Lovosice.
Ndeshjen në Çeki, para një jave, Besa e ka humbur me rezultat 38:28.
Ky rezultat e bën ndeshjen e kthimit të vështirë, por kualifikimi megjithatë nuk është i pamundur.
Besa e pret edhe përkrahjen e shikuesve në këtë sfidë ndërkombëtare.