Kastrioti e Vushtrria kanë fituar pikë të reja në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Të mërkurën, Kastrioti e mposhti Vjosën me rezultat 42:30. Yassine Henahen i shënoi 9 gola për Kastriotin, derisa nga 5 i kishin Lulzim Shabani e Deniz Terziqi.
Te Vjosa e Shtimes me efikasitet u shqua Festim Mustafa, që i shënoi 11 gola. Erblin Qerimi e Endrit Tafarshiku i shtuan nga 5 gola.
Vushtrria e mposhti Trepçën me rezultat 47:37. Muhamet Hyseni i shënoi 8 gola për vushtrriasit, derisa nga 7 i realizuan Fitim Klinaku e Erkan Abazxhiku.
13 gola për ekipin mitrovicas i kishte Amar Mujka, derisa nga 6 i realizuan Butrint Miftari e Ermir Smaka.
Kastrioti me fitore doli në vendin e parë me 12 pikë. Vushtrria është e pesta me gjashtë pikë. Vjosa ka katër pikë në vendin e shtatë, ndërsa Trepça mbetet e fundit pa pikë.
Të enjten prej orës 19:00 është superderbi mes Rahovecit dhe Besa Famgasit. Në termin të njëjtë është takimi Prishtina – Llapi.