Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu fiton thellë ndaj Prishtinës, Shqiponja mposht Besën

Dy ndeshje të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave u zhvilluan të dielën.
Kampioni në fuqi, Istogu, ka fituar ndaj Prishtinës me rezultatin e thellë, 56:21.
Lana Paviçeviq i shënoi 15 gola për istogaset, derisa 10 i kishte Astou Ndiyae. Angelika Luberecka ishte më efikasja te Prishtina me 8 gola. Në shtatë u ndal Eduarta Kurteshi.
Istogu tani është lider me 10 pikë, sa i ka edhe Ferizaj në vendin e dytë. Ferizaj ka një ndeshje më pak të luajtur. Prishtina është e fundit, në pritje të pikëve të para.
Dukshëm më interesante ishte ndeshja mes Shqiponjës e Besës. Shqiponja fitoi në Gjakovë me rezultat 35:32.
Në minutën e 59-të, Besa u afrua në një gol, 33:32. Por Shqiponja shënoi për 34:32 e më pas edhe për 35:32. Alma Nivokazi e Orgesa Gola udhëheqën Shqiponjën.
Nivokazi i kishte nëntë gola e Orgesa Gola tetë. Edona Radoniqi i realizoi 13 gola për Besën e Pejës.
Shqiponja është e katërta me tetë pikë. Gjashtë pikë në vendin e pestë i ka Besa.