Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ferizaj e fiton derbin e qytetit

Kastrioti ka bërë rezistencë të madhe por derbi i qytetit megjithatë i takoi Ferizajt.
Të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton”, në praninë e një numri të konsiderueshëm shikuesish, u takuan dy skuadrat ferizajase të hendbollisteve. Në fund fitoi Ferizaj me rezultatin 27:23.
Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës.
Deri në minutën e 13-të në epërsi ishte Kastrioti. Më pas Ferizaj mori kontrollin. Në fund të pjesës së parë dallimi ishte tri gola në të mirë të Ferizajt. Në minutën e 46-të, Kastrioti barazoi 18:18. Ferizaj kaloi sërish në epërsi 21:18, ndërsa Kastrioti u afrua 21:20. Më pas Ferizaj hyri në seri dhe u shkëput deri në 27:21. Fare në fund Kastrioti i shënoi dy gola për 27:23.
Lorena Matarova i shënoi tetë gola për Ferizajn e gjashtë i kishte Salematou Camara. Ermira Saliu shënoi gjashtë herë për Kastriotin.
Ferizaj është lider me 12 pikë. I ka fituar gjashtë ndeshjet e deritashme. Kastrioti bie në pozitën e katërt me tetë pikë.
Fitore me rezultat të ngushtë, 26:23, shënoi edhe Samadrexha ndaj Vushtrrisë.
Alexia Picas Toledo i shënoi tetë gola për Samadrexhën, ndërsa pesë i kishte Mirjeta Dinolli.
Burneta Rama e Gentiana Basholli i realizuan nga shtatë gola për Vushtrrinë.
Samadrexha i ka gjashtë pikë në mesin e tabelës. Vushtrria mbetet me dy pikë në vendin e shtatë.