Holanda është favorite e grupit. Por të dielën mbrëma në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, holandezët vetëm me fat kanë shmangur humbjen nga Kombëtarja e Kosovës në hendboll.
Ndeshja e Grupit 6 të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2026 përfundoi 33:33. Në shumicën e kohës Kombëtarja jonë ishte në epërsi. Madje epërsia shkoi deri në katër gola në disa raste në pjesën e dytë. Minutat e fundit ishin dramatikë. Djemve tanë u mungoi qetësia për ta përfunduar ndeshjen më herët dhe më pas pësoi drama. Holanda humbi sulmin e fundit e më pas sulmin përfundimtar e humbi edhe Kosova. Kështu ndeshja përfundoi 33:33. Pika ndaj Holandës mund të jetë vendimtare për kualifikim në Evropian. Natyrisht, nëse Kombëtarja jonë merr rezultatet e duhura në ndeshjet e vitit të ardhshëm.
Kapiteni Valon Dedaj ishte më efikasi te Kosova me tetë gola nga 12 tentime. Drenit Tahirukaj i kishte shtatë gola nga nëntë tentime, ndërsa gjashtë gola nga dhjetë tentime i realizoi Egzon Gjuka. U shquan edhe gjithë lojtarët e tjerë. Portieri Liridon Zena shkëlqeu në pjesën e duke duke bërë pesë pritje vendimtare.
Në mars Kosova i luan dy ndeshje me Ukrainën, që mund të jenë vendimtare. Në maj e presim ekipin e Ishujve Faroe dhe luajmë në udhëtim ndaj Holandës.