Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitorja e shtatë rresht për “vreshtarët”

Kampioni i Kosovës në hendboll, Rahoveci, ka vazhduar me bilanc të qind për qindtë.

Të mërkurën mbrëma në Shtime, Rahoveci e mposhti Vjosën me rezultat 38:21. Ishte kjo ndeshje e mbetur e xhiros së gjashtë. Ndeshja ishte shtyrë për shkak të angazhimeve evropiane të Rahovecit.

Aloja Mali Luzha i realizoi tetë gola për Rahovecin. Nga shtatë i shënuan Jon Muqolli e Alban Haziri.

Te Vjosa shumicën e golave – 13 – i shënoi Festim Mustafa. Katër i kishte Erblin Qerimi.

Rahoveci ka shtatë fitore rresht dhe udhëheq në tabelë me 14 pikë, dy më shumë se Besa Famgasi e Kastrioti.

Vjosa është e shtata me katër pikë. E pësoi humbjen e gjashtë.