Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Samadrexha merr pikët në Gjakovë

Samadrexha e ka fituar ndeshjen më të rëndësishme të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të dielën mbrëma në Gjakovë, Samadrexha e mposhti Shqiponjën me rezultat 38:32.

Pas minutës së dhjetë nisi shkëputja e mysafireve, ndërsa në minutën e 40-të dallimi ishte dhjetë gola, 28:18. Samadrexha më pas kishte edhe 11 gola dallim, ndërsa Shqiponja u afrua por pa rrezikuar fitoren e ekipit udhëtues.

Sevdanur Ozkan i shënoi 10 gola për Samadrexhën. Shtatë i kishte Jennifer Amanda Toledo Abreu e pesë Fetane Uzunlar. Nëntë gola për Shqiponjën i kishte Alma Nivokazi, kurse nga tetë i realizuan Ghabrielly Rosa Silva e Helen Da Silva Souza.

Me fitore Samadrexha doli në vendin e katërt me tetë pikë. Shqiponja bie në vendin e pestë, ndërsa i ka po ashtu tetë pikë.