Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Jahja e Xhema për herë të dytë në Champions

Anëtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës, gjyqtarët Besfort Jahja e Sherif Xhema, brenda një kohe të shkurtër e kanë drejtuar ndeshjen e dytë në Ligën e Kampionëve.

Në fundjavë çifti Jahja – Xhema e referoi ndeshjen e Championsit të hendbollisteve mes Rapid Bukureshtit e Gyorit. Fitore shënoi skuadra e njohur hungareze Gyori, me rezultat 28:25.

Ndeshja i takoi fazës së grupeve dhe dëshmon besimin që EHF-ja ka në zyrtarët kosovarë të ndeshjeve.