Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kastrioti e Besa Famgas përballen në derbin e xhiros së dhjetë

Pos te ndeshja evropiane e Rahovecit, të shtunën vëmendja do të jetë edhe te derbi i xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Nga ora 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj takohen Kastrioti e Besa Famgas. Janë dy prej skuadrave që synojnë titullin e kampionit dhe që kanë shfaqur formë të mirë në pjesën e deritashme të kampionatit.
Të dy skuadrat i kanë nga 14 pikë, në pozitat dy e tre. Bilanci i tyre është shtatë fitore e dy humbje.
Dy ndeshje tjera të xhiros së dhjetë janë të dielën. Nga ora 15:00 në Podujevë takohen Trepça e Llapi. Trepça është nikoqire, por ndeshja zhvillohet në Podujevë për shkak të punimeve në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Ndeshja Vushtrria – Vjosa, që po ashtu pritet me interesim, zhvillohet nga ora 18:00. Ndeshja mes Prishtinës e Rahovecit zhvillohet më vonë.
Në kuadër të javës së shtatë të Ligës së Parë, të shtunën nga ora 12:00 është takimi Istogu – Prizreni.