Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vjosa merr pikët në Vushtrri

Vjosa shënoi fitore të rëndësishme të dielën në kuadër të xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Skuadra nga Shtimja fitoi në Vushtrri ndaj skuadrës vushtrriase me rezultat 34:28.
Festim Mustafa udhëhoqi Vjosën me plot 12 gola. Nëntë i kishte Erblin Qerimi, ndërsa katër i realizoi Endrit Tafarshiku.
Erkan Abazxhiku i kishte 11 gola për Vushtrrinë. Egzon Ademi i realizoi gjashtë, ndërsa Amir Fazliu katër.
Prej minutës së 43-të e deri në minutën e 49-të, mysafirët realizuan seri 7:0 për epërsinë 26:21. Kështu u bë dallimi, ndërsa vendasit nuk ia dolën të kthehen më. Deri në atë seri loja ishte e barabartë.
Vjosa me fitore doli në vendin e pestë me tetë pikë. Vushtrria i ka gjashtë pikë dhe mban vendin e gjashtë.
Gjashtë pikë i bëri edhe Llapi që mposhti Trepçën me rezultat 51:40. Trepça ishte vendase por ndeshja u zhvillua në Podujevë për shkak të punimeve në “Minatori”.
Amar Mujka i kishte nëntë gola për Trepçën, derisa nga tetë i realizuan Butrint Miftari, Ermir Smaka e Alban Mahmuti. 11 gola për Llapin i shënoi Arbër Neziri. Nëntë i kishte Blerton Hasani, ndërsa nga shtatë i shënuan Endrit Havolli e Enis Rexhepi.
Llapi është i shtati. Trepça renditet e fundit dhe është në kërkim të pikëve të para.