Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

EHF-ja ia beson federatës sonë një tjetër ngjarje të rëndësishme

EHF-ja ia beson federatës sonë një tjetër ngjarje të rëndësishme

Pas organizimit shembullor në Prishtinë të dy Evropianëve për hendbollistë të rinj gjatë këtij viti, Federata e Hendbollit e Kosovës e ka fituar të drejtën e organizimit të një tjetër ngjarjeje të rëndësishme kontinentale.

Të premten Komiteti Ekzekutiv i Federatës Evropiane të Hendbollit vendosi që “Women’s 17 EHF Championship” të organizohet në Kosovë.

Ky kampionat për hendbollistet deri në 17 vjet do të organizohet në vendin tonë nga 4 deri më 10 gusht 2025.

Me organizimin e Evropianit (B) U17, federata jonë synon të rikonfirmohet si organizatore dhe nikoqire shembullore. Për organizimet e deritashme, FHK-ja është vlerësuar në superlativ nga EHF-ja dhe nga federatat e vendeve pjesëmarrëse.

Federata e Hendbollit e Kosovës e falënderon Federatën Evropiane të Hendbollit për besimin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer.

Në Vjenë po qëndrojnë edhe drejtuesit e FHK-së, presidenti Eugen Saraçini dhe ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm, Muhamet Arifi.
Të shtunën e të dielën ka aktivitete tjera të rëndësishme në kryeqendrën austriake, ndërsa me shumë vëmendje pritet edhe shorti i fazës së dytë kualifikuese për Botërorin e hendbollisteve. Pjesë e shortit do të jetë edhe Kombëtarja jonë.