Të premten mbrëma në Vjenë, në praninë e 8000 shikuesve, janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të hendbollisteve.
Fillimisht Norvegjia fitoi bindshëm, 30:22, ndaj Hungarisë. Henny Ella Reistad i shënoi shtatë gola për Norvegjinë. Katrin Klujber ishte më efikasja te Hungaria me pesë gola.
Dukshëm më interesante ishte gjysmëfinalja e dytë mes Francës dhe Danimarkës. Danezet fituan me rezultat 24:22.
Anne Mette Hansen i shënoi shtatë gola për Danimarkën. Pauletta Foppa i shënoi katër gola për Francën.
Të dielën prej orës 15:15 zhvillohet ndeshja për vend të tretë mes Francës dhe Hungarisë. Finalja e madhe mes Danimarkës dhe Norvegjisë fillon në ora 18:00 dhe zhvillohet në “Wiener Stadthalle” të Vjenës.