Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Rezultate të pritura në ndeshjet e së shtunës

Nuk ka pasur befasi të shtunën kur u luajtën tri ndeshje të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Kampioni në fuqi dhe lideri i klasifikimit, Rahoveci, fitoi 51:28 ndaj Vjosës së Shtimes.

11 lojtarë të Rahovecit realizuan gola, kurse më efikasët ishin Alban Haziri e Granit Kadiri me nga tetë.

14 gola për Vjosën i realizoi Festim Mustafa. Endrit Tafarshiku e Shkodran Shaqiri i kishin nga katër.

Kastrioti fitoi në Ferizaj ndaj Vushtrrisë me rezultat 42:26. Yassine Henahen ishte më efikasi prej 11 lojtarëve të Kastriotit që u shënuan në listën e realizatorëve. Ai i kishte nëntë gola.

Te Vushtrria konkretizuan dhjetë lojtarë, ndërsa nga 4 gola i kishin Arjanit Hyseni, Amir Fazliu e Egzon Ademi.

Prishtina fitoi 41:35 ndaj Trepçës. Albi Gjuka e Oltion Beshiri i realizuan nga nëntë gola për ekipin kryeqytetas. 13 gola për mitrovicasit i shënoi Amar Mujka, derisa 6 i kishte Ermir Smaka.

Rahoveci është i pari në tabelë me 26 pikë. Kastrioti i ka 20 në vendin e dytë. Prishtina është e katërta me 14 e Vushtrria e pesta me tetë pikë. Nga tetë pikë i kanë edhe Vjosa e Llapi në pozitat gjashtë e shtatë. Trepça është e fundit dhe në kërkim të pikëve të para.