Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Mbahet seminari për gjyqtarë të rinj

Federata e Hendbollit e Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës po e mbajnë seminarin për gjyqtarë të rinj.
Interesimi është i madh, ndërsa gjyqtarët e rinj po marrin informatat bazike të punës fisnike të gjyqtarit sportiv.
Në seminar po ligjërojnë delegati i EHF-së, Fahredin Hashani dhe gjyqtari me thirrje të EHF-së, Sherif Xhema.
FHK-ja e ka prej prioriteteve aftësimin dhe përkrahjen e gjyqtarëve të rinj të hendbollit.