Të mërkurën (nesër) hapet afati kalimtar i dimrit në hendbollin kosovar. Afati kalimtar i janarit është i hapur deri më 15 janar, sipas vendimit të Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Pritet të ketë lëvizje, sidomos nga skuadrat që synojnë trofetë në hendbollin kosovar.