Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kastriot Jupa vazhdon kontratën me klubin gjerman

Lojtari i rëndësishëm i Kombëtares së Kosovës, Kastriot Jupa, e ka vazhduar edhe për dy vjet kontratën me klubin gjerman Cottbus. Me kontratën e re, pivoti Jupa do të jetë te Cottbusi deri në verën e vitit 2027.

Ai është shumë i rëndësishëm te Cottbusi, ndërsa te Kosova është zëvendës-kapiten dhe lojtari me më së shumti paraqitje, jo vetëm në hendboll.

Te Cottbusi janë shprehur të lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit me hendbollistin tonë.

Jupa në fund të dhjetorit e pësoi një lëndim të gjurit, ndërsa javën e kaluar iu nënshtrua operimit, që kaloi me sukses. Ka dëmtuar ligamentet dhe për të ky edicion ka përfunduar. Për shkak të lëndimit mungoi në Kombëtare në turneun “Yellow Cup”.

Federata e Hendbollit e Kosovës i dëshiron shërim të suksesshëm dhe kthim të shpejtë në fushën e lojës.