Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova U20 barazon edhe me Britaninë e Madhe

Kombëtares U20 të Kosovës në hendboll i mungoi fati për kualifikim në finale të IHF Trophy për zonën evropiane.

Kombëtares sonë i duhej fitorja ndaj Britanisë së Madhe për kualifikim në finale, por në fund ndeshja dramatike përfundoi me rezultat të barabartë, 26:26.

Britanikët e rinj e nisën më mirë ndeshjen dhe mbajtën epërsi gjatë tërë pjesës së parë. Pas 30 minutave rezultati ishte 15:11 për Britaninë e Madhe.

Djemtë tanë megjithatë nuk u dorëzuan dhe barazuan në minutën e 50-të, 21:21. Më pas Kombëtarja jonë krijoi epërsi prej një goli, 22:21 e 23:22.

Deri në fund u zhvillua dramë e vërtetë, ndërsa në sekondën e fundit Etnik Bajoku shënoi për 26:26.

Barazimi i mjaftoi Britanisë së Madhe që kaloi në finale nga pozita e dytë. Në finale do të përballet me Bullgarinë.

Kombëtarja jonë renditet e treta me dy pikë dhe luan me Qipron e vendit të katërt për plasman përfundimtar, përkatësisht për pozitat tre e katër.

Elion Goçi shënoi 7 gola për Kosovën U20.

Altin Cacaj 5 ndërsa Ardrin Dobraj dhe Gent Bajrami nga 4.