Të dielën në Banjë të Pejës ka nisur grumbullimi i hendbollisteve të Kombëtares U17 të Kosovës. Kombëtarja jonë e 17-vjeçareve do të paraqitet në Kampionatin Mesdhetar që mbahet prej 17 deri më 22 shkurt në Podgoricë të Malit të Zi.
Ky kampionat është shumë i fortë, me Kombëtare cilësore, por edhe shumë i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejmë të kësaj gjenerate.
Vajzat tona janë të vetëdijshme për rëndësinë e prezantimit dinjitoz, ndërsa shtabi teknik është i përkushtuar që ta shfrytëzojë maksimalisht grumbullimin për përgatitje sa më të mirë.
Shtabi teknik përbëhet nga Valbona Arifi, Fatmire Basholli e Nexhdet Dobroshi.