Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Të mërkurën derbi i stinorit te hendbollistet

Të mërkurën mbrëma zhvillohet derbi i stinorit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Nga ora 19:00 në palestrën në Banjë, takohen Istogu e Ferizaj. Bëhet fjalë për dy skuadrat që aktualisht janë në krye të tabelës në Superligë.

Ndeshja i takon xhiros së dhjetë, përkatësisht të parës për stinorin pranveror.

dy skuadrat kanë synime të mëdha për këtë edicion garues, ndërsa derbi do të dëshmojë forcën e tyre të vërtetë.

Ferizaj i fitoi të gjitha ndeshjet e stinorit vjeshtor dhe udhëheqë në tabelë me 16 pikë. Kampioni në fuqi, Istogu, është i dyti me 14 pikë.

Në xhiron e parë, Ferizaj fitoi ndaj Istogut me rezultat 33:31.

Të mërkurën prej orës 18:00 është ndeshja Kastrioti – Besa. Dy ndeshjet tjera të xhiros së dhjetë janë zhvilluar të dielën.