Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kualifikim historik i Kosovës U18 në Botëror

Për herë të tretë një ekip kombëtar i Kosovës në hendboll është kualifikuar në Kampionat Botëror.

Këtë sukses të dielën e arriti Kosova U18 që triumfoi në fazën ndërkontinentale të IHF Trophy, që u mbajt në Prishtinë.

Në finale, Kombëtarja jonë e mposhti Nigerinë me rezultat 34:30. Fitorja u arrit vetëm pas dy vazhdimeve nga pesë minuta. Pas 60 minutave lojë rezultati ishte 26:26.

Madje nigerianët e papërshtatshëm ishin në epërsi për kohë të gjatë, por djemtë tanë u kthyen në minutat e fundit për barazim. Në vazhdime Kombëtarja jonë ishte shumë më e mirë.

Amar Muqolli shkëlqeu ne 9 gola, derisa 7 i kishte Granit Kadiri. Ilir Istrefaj e Erion Bajramaj i kishin nga katër, derisa me pritje u shqua Olt Kabashi.

Botërori i kësaj gjenerate mbahet në verë në Egjipt.

Vjet hendollistet e Kosovës U18 u paraqitën në Botërorin në Kinë, ndërsa në vitin 2019, Kosova U21 e hendbollistëve u paraqit në Botërorin në Spanjë.