Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vushtrria fiton ndeshjen interesante në Gjakovë

Ashtu si pritej, ndeshja Shqiponja – Vushtrria ishte më interesantja e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Vushtrria fitoi në Gjakovë me rezultat 37:36.

Vushtrriaset në pjesën e dytë ishin në epërsi në shumicën e kohës, por fundi ishte i barabartë. Pas barazimeve 34:34, 35:35 e 36:36, golin e fitores për Vushtrrinë e shënoi Burneta Rama.

Ajo e mbylli ndeshjen me 9 gola, derisa 11 i kishte Sevdanur Ozkan.

Orgesa Gola i kishte 8 gola te Shqiponja, kurse nga 7 i shënuan Diarra Fatoumata dhe Larisa Ferizaj.

Në ndeshjet tjera rezultatet ishin më të thella.

Istogu fitoi 42:24 ndaj Kastriotit, Ferizaj e mposhti Besën 37:30, ndërsa Samadrexha fitoi 42:17 ndaj Prishtinës.