Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kolgeci pritet në takim nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama

Të martën, presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Në takim është diskutuar për thellim të bashkëpunimit mes FHK-së dhe Komunës së Prishtinës.
Kolgeci e ka njoftuar Ramën për sukseset e fundit të hendbollit kosovar dhe planet e synimet për të ardhmen.
Në veçanti është diskutuar për “EHF Championship 2025” që mbahet në Prishtinë prej 4 deri më 10 gusht. Ky kampionat evropian është për hendbollistet deri në 17 vjet, ndërsa do të marrin pjesë tetë ekipe kombëtare.
Presidenti Kolgeci ka kërkuar nga kryetari i Prishtinës, Rama, përkrahje për këtë aktivitet të rëndësishëm. Ndërkohë e ka falënderuar për përkrahjen e madhe për aktivitetet e kaluara ndërkombëtare të mbajtura në kryeqytet.