Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Bordi i FHK-së mbajti mbledhjen e radhës, merren vendime të rëndësishme

Nën drejtimin e presidentit Edin Kolgeci, të martën Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës mbajti mbledhjen e radhës.
U diskutua për tema të shumta që janë të rëndësishme për hendbollin kosovar.
Bordi vendosi që kampi veror të mbahet prej 14 deri më 19 korrik në Banjë të Pejës. Ky aktivitet është tradicional dhe shumë i rëndësishëm për federatën tonë.
Anëtarët e Bordit kanë shqyrtuar dhe kanë diskutuar për raportet lidhur me aktivitetet e fundit të ekipeve tona kombëtare. U vlerësua shumë i rëndësishëm organizimi i shkollimit për trajnerë sipas RINCK Konventës.
Bordi është njoftuar për vendimin e EHF-së që nga edicioni i ardhshëm garues të gjithë trajnerët e skuadrave që paraqiten në kupa evropiane të jenë me shkollimin “Master Coach”.
Ndërkohë është konfirmuar që prej edicionit të ardhshëm të gjitha klubet e vendit duhet të kenë trajnerë të shkolluar sipas RINCK Konventës.