Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Dijana Ujkiq: Luftojmë deri në fund

Istogu e ka synimin e qartë për turneun final të Kupës së Kosovës në hendboll.

Istogaset në Ferizaj udhëtojnë për ta festuar trofeun, ndërsa shumë presin nga aloja më përvojë të madhe, Dijana Ujkiq.

Dijana ka karrierë të gjatë e të suksesshme në nivelin më të lartë të hendbollit evropian. Tani po luan tek Istogu së bashku me motrën e saj, Suzanën.

“Synimi është i qartë – fitorja. Duam të tregojmë që kemi ekip të fortë dhe të bashkuar. Forca jonë është loja në grup dhe motivimi i lartë. Nuk dorëzohemi lehtë dhe gjithnjë luftojmë deri në fund. Fitorja për mua nuk është vetëm një çmim apo një vend i parë. Është dëshmi se puna jonë ka pasur vlerë. Është shpërblim moral dhe motiv për të mos u ndalur kurrë, për të vazhduar para me besim e guxim”, ka thënë Dijana Ujkiq.

Istogu të shtunën në gjysmëfinale përballet me Vushtrrinë.