Samadrexha është njëra prej skuadrave gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës në hendboll.
Samadrexhaset nuk e kanë fituar kupën deri më tani, por kanë synime të mëdha për këtë edicion. Samadrexha do të paraqitet edhe në plejof, por fillimisht i gjithë fokusi është në garën për Kupë.
Në gjysmëfinale, të shtunën, Samadrexha përballet me Ferizajn.
Arlinda Maloku është njëra prej lojtareve kryesore të Samadrexhës. Ajo e di rëndësinë që për këtë vend të njohur për hendbollin, do të kishte Kupa e Kosovës.
“Na pret një rrugëtim i rëndësishëm dhe synojmë të bëjmë lojë të mirë. Atmosfera në klub, te vajzat dhe stafi, është në nivel të lartë. Jemi bërë si familje. Synimi ynë është të marrim Kupën e Kosovës dhe kështu të shkruajmë histori. Jemi duke ushtruar shumë dhe me seriozitet për të arritur qëllimin që ia kemi vënë vetes. Nuk do të jetë e lehtë, por me përkushtim e me mund, do të mundohemi t’ia dalim. Nuk do të dorëzohemi deri në fund”, ka thënë Maloku.