Të gjithë finalistët e Kupës së Kosovës në hendboll shkëlqyen të dielën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.
Por ishin disa që megjithatë u dalluan më shumë.
Portieri nga Tunizia, Wadi Chebbi, shfaqi formë të lartë për Kastriotin në gjysmëfinale dhe në finale. Chebbi në fund u shpall lojtari më i vlefshëm (MVP) i Final 4 të Kupës së Kosovës.
Ai pritet të jetë adut i rëndësishëm i Kastriotit edhe në plejof.
Te hendbollistet, çmimi MVP i takoi Salemateu Camaras së Ferizajt. Hendbollistja nga Guinea shkëlqeu në gjysmëfinale dhe në finale, ndonëse skuadra e saj u mposht nga Istogu në ndeshjen vendimtare.
