Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Gjysmëfinalja e plejofit, përsëritje e superfinales së Kupës

Pasi u përballën në finalen dramatike të Kupës së Kosovës, Kastrioti e Besa Famgasi do të përballen sërish të enjten (nesër) në gjysmëfinalen e parë të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:00 në palestrën “Bill Clinton”. Të dielën arena në Ferizaj ishte e stërmbushur me 3000 shikues për finalen e Kupës, të cilën e fitoi Kastrioti.

Por Besa ofroi ndeshje të bukur po ashtu, ndërsa finalja u vendos vetëm në minutat e fundit.

Interesante pritet të jetë edhe ndeshja e parë gjysmëfinale e plejofit, ndërsa shpresohet në numër të madh shikuesish.

Kastrioti e ka përfunduar stinorin e rregullt në pozitën e dytë, ndërsa Besa Famgas në pozitën e tretë.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale është në fundjavë në Pejë. Skuadra që i shënon dy fitore, kualifikohet në finale. Ndeshja e tretë eventuale do të zhvillohet në Ferizaj.